Lajm
Vetëm 5% e objekteve sportive në Bullgari janë në gjendje shumë të mirë
Martë 17 Nëntor 2026 16:12
Martë, 17 Nëntor 2026, 16:12
Në foto: kryetari i Federatës Bullgare të Atletikës së Lehtë, Georgi Pavllov, zëvendësministrja e rinisë dhe sportit, Marija Cvetkova, presidentja e Komitetit Olimpik Bullgar, Vesella Leçeva, dhe këshilltari i presidentit, Georgi Aleksandrov
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Kryetarja e Komitetit Olimpik Bullgar, Vesella Leçeva, ngriti alarmin për gjendjen e rëndë të infrastrukturës sportive në Bullgari dhe mungesën e një politike të qëndrueshme për rinovimin e saj. Ajo mori pjesë në prezantimin e një harte interaktive të infrastrukturës së atletikës së lehtë në vend, njofton BGNES.
Sipas Leçevës, në Bullgari ka gjithsej 1970 objekte sportive shtetërore, 97% e të cilave janë në pronësi të bashkive. Vetëm 5% e objekteve të analizuara janë në gjendje të shkëlqyer ose shumë të mirë, ndërsa një pjesë e madhe e të tjerave kanë nevojë për përmirësime.
"Vetëm tri nga gjithsej 20 bazat sportive në Sofje janë të përshtatshme për atletikën e lehtë", shtoi presidenti i Federatës Bullgare të Atletikës së Lehtë, Georgi Pavllov.
Si shembull të një politike të suksesshme, Leçeva përmendi Hungarinë, ku gjatë dekadës së fundit janë ndërtuar 70 komplekse të reja noti, një stadium atletike dhe një numër sallash sportive. Ajo tërhoqi vëmendjen edhe te investimet e mëdha në Kazakistan, Uzbekistan, Shqipëri dhe Serbi.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva