LAJME

Lajm

Ministri i financave Gëllëb Donev:

Qëllimi ynë është ta shndërrojmë besimin në investime reale

Martë, 17 Nëntor 2026, 16:53

Zëvendëskryeministri dhe ministri i financave, Gëllëb Donev

Zëvendëskryeministri dhe ministri i financave, Gëllëb Donev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Pasiguria gjeopolitike, konfliktet globale dhe inflacioni i shkaktuar prej tyre ishin në fokus të edicionit të 15-të të Investor Finance Forum në Sofje, takimi më i madh i komunitetit financiar dhe investues në Bullgari dhe në rajon. 

Zëvendëskryeministri dhe ministri i financave, Gëllëb Donev, deklaroi se investitorët kërkojnë parashikueshmëri, institucione të qëndrueshme, rregulla të qarta dhe një kuadër ligjor funksional. Ai përmendi si prioritete të qeverisë financat publike të qëndrueshme, transparencën, institucionet efikase, politikat e qëndrueshme dhe uljen e deficitit buxhetor nën 3% të PBB-së. 

“Të gjitha këto përpjekje kanë një qëllim të përbashkët: ta shndërrojmë besimin në investime reale, investimet në rritje ekonomike dhe rritjen ekonomike në mirëqenie më të lartë për qytetarët bullgarë”, tha Donev.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva