Lajm
Roberta Metsola: Bullgaria është një anëtare jashtëzakonisht e çmuar e BE-së
Martë 17 Nëntor 2026 18:11
Martë, 17 Nëntor 2026, 18:11
Kryetarja e Parlamentit EvropianRoberta Metsola
FOTO: BТА
Madhësia e shkronjave
“Bullgaria është një anëtare jashtëzakonisht e çmuar e Bashkimit Evropian dhe arritjet e saj gjatë dy dekadave të fundit janë mbresëlënëse”. Këtë e theksoi kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, në Bruksel, në një aktivitet kushtuar 20-vjetorit të ardhshëm të anëtarësimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në BE, njofton BGNES.
Metsola vuri në pah përparimin ekonomik të të dy vendeve, mundësitë e reja për qytetarët e tyre dhe pjesëmarrjen aktive të përfaqësuesve bullgarë dhe rumunë në punën e institucioneve evropiane.
“Bashkëpunimi mes Bullgarisë dhe Rumanisë ishte vendimtar në procesin e anëtarësimit”, theksoi ish-kryeministri bullgar Simeon Sakskoburggotski.
Ish-kryeministri bullgar Simeon Sakskoburggotski
FOTO: BTA
Ai u bëri thirrje të rinjve të kujtojnë se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të ndërlikuara në histori, por se ato kanë pasur vullnetin për ndryshim.
Bullgaria dhe Rumania u bënë anëtare të Bashkimit Evropian më 1 janar 2007, ndërsa më 1 janar 2027 do të shënojnë 20-vjetorin e anëtarësimit të tyre.
Traktati i Anëtarësimit të Bullgarisë dhe Rumanisë u nënshkrua më 25 prill 2005 në një ceremoni solemne në Luksemburg. Nga pala bullgare, traktati u nënshkrua nga presidenti Georgi Përvanov, kryeministri Simeon Sakskoburggotski, ministri i punëve të jashtme Sollomon Pasi dhe ministrja për çështjet evropiane Meglena Kuneva.
FOTO: BTA
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva