Mërkurë 18 Nëntor 2026 09:14
Mërkurë, 18 Nëntor 2026, 09:14
FOTO: BTA (arkiv)
Madhësia e shkronjave
Kalimi nëpër pikat dhe vendkalimet kufitare zhvillohet normalisht, njoftojnë nga Policia Kufitare. Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve të informohen për situatën aktuale dhe kufizimet që mund të ketë në pika të veçanta kufitare.
Më 18 nëntor do të kryhen punime të pjesshme për riparimin e shtresës së asfaltit në segmentin nga kilometri 134 deri në kilometrin 138 të autostradës "Trakia" në drejtim të Sofjes, në rajonin e Plovdivit, njoftoi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore. Deri në orën 17:00 do të kufizohet qarkullimi në korsinë e lëvizjes dhe atë emergjente, ndërsa trafiku do të devijohet në korsinë e parakalimit.
Për shkak të asfaltimit, është kufizuar lëvizja edhe në drejtim të Burgasit në autostradën "Trakia", në zonën Sëbrano - Djadovo. Kufizime të trafikut ka edhe në autostradën "Hemus" në drejtim të Sofjes, në segmentin Petrov Doll - Mllada Gvardija.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur 15 aksidente të rënda rrugore, ku një person ka humbur jetën dhe 17 persona janë plagosur, njoftoi Policia Rrugore.
Që nga fillimi i vitit, në rrugët e Bullgarisë kanë humbur jetën 447 persona, ose 54 më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva