Lajm
Banka greke Eurobank blen shumicën e aksioneve të Fibank në Bullgari
Mërkurë 18 Nëntor 2026 10:44
Mërkurë, 18 Nëntor 2026, 10:44
FOTO: Rojters
Madhësia e shkronjave
Banka greke Eurobank njoftoi të mërkurën se ka arritur një marrëveshje për blerjen e 65% të aksioneve të Bankës së Parë të Investimeve (Fibank). Sipas bankës, ky transaksion do të krijojë bankën më të madhe në Bullgari për nga aktivet dhe depozitat, njofton Reuters.
Marrëveshja, e cila do të realizohet tërësisht në para të gatshme, e vlerëson Fibank në rreth 1 miliard euro. Eurobank do të paguajë afërsisht 650 milionë euro për paketën prej 65%, që zotërohet nga themeluesit Ivajllo Mutafçiev dhe Ceko Minev, bëri të ditur banka greke.
Eurobank njoftoi gjithashtu se, pas përfundimit të transaksionit, planifikon të paraqesë një ofertë të detyrueshme për blerjen e aksioneve të mbetura.
Sipas deklaratës, Banka Bullgare e Zhvillimit, e cila zotëron rreth 18% të Fibank, është angazhuar të ofrojë pjesën e saj në kuadër të kësaj oferte.
Pritet që blerja të përfundojë gjatë gjysmës së parë të vitit 2027, me kusht që të merren miratimet e nevojshme rregullatore. Eurobank është tashmë pronare e Postbank në Bullgari, kujton investor.bg.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva