Autor
Diljana Traçeva
Lajm
“Rrugë të panjohura” dhe “Në vetën e tretë” – dy ngjarje të shënuara muzikore
Enjte 19 Nëntor 2026 11:00
Enjte, 19 Nëntor 2026, 11:00
FOTO: Kolazh i BNR-së
Madhësia e shkronjave
Fillimi i shekullit XXI ishte një periudhë lulëzimi për muzikën pop bullgare. Pikërisht atëherë mori formë një drejtim i ri, i spikatur dhe guximtar në skenën vendase të muzikës pop. Këngët e krijuara në atë periudhë vazhdojnë të emocionojnë publikun, pasi tingëllojnë po aq aktuale edhe sot.Më 21 dhjetor, me koncerte do të shënohen dy ngjarje të rëndësishme muzikore: 25 vjet nga krijimi i hitit të madh “Rrugë të panjohura” të grupit Mary Boys Band dhe 25 vjet nga publikimi i albumit“Në vetën e tretë” të Irina Florin.
FOTO: Facebook/ Mary Boys Band
“Vera po ikën, vjeshta po vjen...”
Na pëlqen ta këndojmë refrenin e njohur, fëmijët e mësojnë gjatë orëve të muzikës, ndërsa shumë shkolla e nisin pikërisht me këtë këngë ditën e parë të vitit shkollor. Këtë vit mbushen 25 vjet nga publikimi i këngës “Rrugë të panjohura” dhe i albumit të parë me të njëjtin titull të grupit Mary Boys Band. Kënga dhe albumi kanë bërë një rekord prej pesë nominimesh në edicionin e parë të çmimeve muzikore të BG Radio-s. Gjatë gjithë këtyre 25 viteve, hiti i grupit ka qenë ndër 100 këngët bullgare më të transmetuara, ndërsa dëgjuesit e radios së specializuar për muzikën bullgare e renditën atë në dhjetëshen e parë të 100 këngëve më të mira bullgare të rokut. Mary dhe djemtë e grupit na ftojnë të festojmë së bashku këngën tonë të dashur me një koncert më 21 nëntor, nën thirrjen: “Ejani të këndojmë së bashku me gjithë zemër!
Irina Florin feston 25-vjetorin e publikimit të albumit të saj të shënuar, “Në vetën e tretë”, me një koncert. Më 21 nëntor, në klubin FOMO në Sofje, këngëtarja do ta kthejë publikun pas në kohë, në periudhën kur shumë muzikantë bullgarë u bashkuan në një projekt të përbashkët, i cili la gjurmë në historinë e muzikës pop bullgare.Qasja e tyre më eksperimentale dhe inovative në këtë produksion ndryshoi rrjedhën e muzikës pop bullgare dhe e shndërroi albumin “Në vetën e tretë” në një nga projektet më të guximshme të skenës muzikore bullgare.
FOTO: Facebook/Irina Florin
Këtë vjeshtë, 25 vjet më vonë, “Në vetën e tretë” do të bashkojë sërish muzikantë të rëndësishëm bullgarë në një koncert të veçantë.Ndër të ftuarit e njohur do të jetë Momçill Kolev – kompozitori që ka formësuar një pjesë të madhe të identitetit muzikor të albumit “Në vetën e tretë”, si dhe autori i muzikës dhe aranzhimit të këngës me të njëjtin titull, me tekst të Ina Grigorovës.Koncerti do të shërbejë gjithashtu si prezantimi zyrtar i albumit “Në vetën e tretë” në formatin vinil, në një edicion koleksionist të përmirësuar posaçërisht.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello