Mërkurë 18 Nëntor 2026 19:20
Mërkurë, 18 Nëntor 2026, 19:20
FOTO: Desisllava Semkovska
Madhësia e shkronjave
Të
enjten
temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°C. Në Sofje pritet të jenë
rreth 9°C. Gjatë ditës era do të orientohet sërish nga jug-jugperëndimi dhe
pasdite do të forcohet. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme, ndërsa pas
mesditës kryesisht të dendura. Në rajonet perëndimore pasdite priten reshje
shiu. Rritja e temperaturave do të vazhdojë. Temperaturat maksimale do të
lëvizin nga 17 deri në 22°C, ndërsa në kryeqytet do të jenë rreth 19°C.
Në bregdetin e Detit të Zi vranësirat do të jenë të ndryshueshme. Para mesditës do të fryjë erë mesatare nga jugperëndimi. Pasdite ajo do të ndryshojë drejtimin në jug-juglindje dhe do të forcohet. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 18-20°C. Temperatura e ujit të detit është 14-15°C, ndërsa deti do të ketë valëzim 2 deri në 4 ballë.
Në
malësi
moti do të jetë kryesisht me vranësira të dendura. Pasdite në masivet e
Bullgarisë Perëndimore priten reshje shiu. Do të fryjë erë e fortë, e cila
pasdite do të shndërrohet në stuhi nga perëndim-jugperëndimi. Temperatura
maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 13°C, ndërsa në 2000 metra
rreth 6°C.
Të premten era do të orientohet nga perëndim-veriperëndimi dhe do të forcohet. Në disa zona të Bullgarisë Veriore dhe në male do të ketë reshje shiu. Moti do të mbetet relativisht i ngrohtë, me temperatura minimale ndërmjet 9 dhe 14°C dhe maksimale ndërmjet 15 dhe 20°C.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva