Lajm
Opozita kërkon mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare
Mërkurë 18 Nëntor 2026 12:44
Mërkurë, 18 Nëntor 2026, 12:44
Lideri i GERB-it Bojko Borisov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, kërkoi thirrjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare për shkak të sulmeve të shpeshta ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi.
“Ne jemi shndërruar në një lloj shteti piratësh dhe piratët veprojnë lirshëm, sepse qeveria nuk guxon të thotë se cilët janë piratët”, deklaroi politikani, i cituar nga BTA.
Edhe Radosllav Ribarski nga partia “Po e Vazhdojmë Ndryshimin” i bëri thirrje presidentes Ilijana Jotova që të mbledhë Këshillin Konsultativ për Sigurinë Kombëtare:
“Sulmet me dronë vazhdojnë, pavarësisht deklaratave, përfshirë edhe ato të bëra në sallën parlamentare, se këto sulme duhej të ndaleshin pas bisedimeve që kryeministri Radev zhvilloi me Ambasadoren e Rusisë Eleonora Mitrofanova. Shohim se çdo ditë ka sulme të reja, gjithnjë e më të guximshme.”
Nga “Bullgaria Demokratike” gjithashtu kërkuan mbledhjen urgjente të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare.
“Sipas nesh, kryeministri duhet të paraqitet urgjentisht për seancë dëgjimore në Kuvendin Popullor dhe, edhe më urgjentisht, duhet të mblidhet Këshilli Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, ku të jepen përgjigjet e nevojshme”, deklaroi Ivajllo Mirçev.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva