“Debate në muzeologji”: Studiues nga 14 vende diskutojnë rolin e muzeve

Enjte, 19 Nëntor 2026, 06:04

“Debate në muzeologji”: Studiues nga 14 vende diskutojnë rolin e muzeve

FOTO: Muzeu Kombëtar Etnografik

Madhësia e shkronjave

Muzeu Kombëtar Etnografik në Sofje mbledhë më 19 dhe 20 nëntor studiues dhe specialistë të muzeve nga 14 vende, në kuadër të edicionit të shtatë të konferencës ndërkombëtare shkencore “Debate në muzeologji”. Veprimtaria organizohet me rastin e 120-vjetorit të themelimit të muzeut dhe këtë vit zhvillohet nën moton: “Muzetë – ura lidhëse. Breza, kultura, komunitete”. Pjesëmarrësit do të diskutojnë rolin e muzeve në botën e sotme, ruajtjen e kujtesës kulturore dhe mënyrat e reja për të tërhequr vizitorë. Ndër temat kryesore do të jenë inteligjenca artificiale, realiteti virtual, muzetë si hapësira për edukim dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore gjatë luftërave.

Gjatë konferencës do të prezantohen përvoja dhe praktika muzeale nga vende të ndryshme, do të diskutohet shkëmbimi kulturor ndërkombëtar dhe lidhjet mes muzeve dhe komuniteteve vendore.Konferenca do të mundësojë edhe pjesëmarrjen online.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova