Teknologjia 5G do të mundësojë konsultime mjekësore në distancë

Enjte, 19 Nëntor 2026, 07:19

Teknologjia 5G do të mundësojë konsultime mjekësore në distancë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Fëmijët në 34 vendbanime të rajonit të Burgasit do të kenë mundësi të marrin konsultime mjekësore në distancë, në kuadër të projektit evropian 5GEdge4Health. Qëllimi është që familjet të mos kenë nevojë të udhëtojnë deri në qytetin e Burgasit për çdo konsultë mjekësore. Se si do të funksionojë lidhja mes pacientit dhe mjekut do të demonstrohet më 19 nëntor në Spitalin e Fëmijëve “Shën Anastasia”, njofton Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).

Projekti parashikon ngritjen e një qendre të telemjekësisë pranë Spitalit të Fëmijëve dhe krijimin e një laboratori të telemjekësisë në Universitetin Shtetëror të Burgasit “Prof. Dr. Asen Zllatarov”. Gjithashtu, do të vihen në dispozicion njësi të lëvizshme për kontrolle mjekësore parandaluese dhe ekzaminime për zbulimin e hershëm të problemeve shëndetësore.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova