LAJME

Lajm

Hakerët spiunuan institucionet shtetërore bullgare për pesë vjet

Grupe ndërkombëtare kanë shkarkuar në mënyrë të paligjshme të paktën 130 gigabajt dokumente shtetërore, ose mbi 62 milionë faqe

Mërkurë, 18 Nëntor 2026, 15:31

Ivan Vasilev

Ivan Vasilev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

“Institucionet shtetërore bullgare janë spiunuar për pesë vjet nga grupe ndërkombëtare hakerësh”, njoftoi ministri i Inovacionit dhe Transformimit Digjital, Ivan Vasilev. Veprimtaria e këtyre grupeve është ndërprerë dhe çështja i është referuar Prokurorisë, njoftoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova.

Sipas ministrit, hakerët kanë pasur qasje në informacione të ndjeshme që lidhen me veprimtarinë e shtetit bullgar. Bëhet fjalë për të paktën 130 gigabajt dokumente shtetërore të shkarkuara në mënyrë të paligjshme, ose më shumë se 62 milionë faqe dokumentesh. Vasilev theksoi se kontrollet e deritanishme nuk kanë zbuluar cenim të të dhënave personale të qytetarëve. Ai nuk pranoi të bëjë të ditur se nga cilat vende vijnë hakerët e identifikuar. Për këtë rast është ngritur një grup pune ndërinstitucional, ndërsa në hetime kanë bashkëpunuar edhe partnerët ndërkombëtarë të Bullgarisë.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova