Lajm
Në Plovdiv u zbulua një organizatë raciste e ekstremit të djathtë
Mërkurë 18 Nëntor 2026 17:41
Mërkurë, 18 Nëntor 2026, 17:41
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Policia në Plovdiv ndërpreu veprimtarinë e një organizate raciste të ekstremit të djathtë, e cila e quante veten “Ku Klux Klan – Divizioni i Plovdivit”, njoftoi Radioja Kombëtare Bullgare – Plovdiv (BNR Plovdiv). U arrestuan 11 persona, mes tyre edhe katër të mitur, të moshës 16 dhe 17 vjeç, për përhapjen e ideologjisë së ekstremit të djathtë dhe nxitjen e dhunës në internet. Autoritetet zbuluan ekzistencën dhe veprimtarinë e organizatës gjatë hetimeve për vrasjen e 37-vjeçarit Georgi Kuzev, e kryer më 4 gusht 2026 në Kodrën e të Rinjve në Plovdiv, bëri të ditur Prokuroria.
Të 11 personat e ndaluar, mes tyre edhe drejtuesi 32-vjeçar i organizatës, u mbajtën në paraburgim për 24 orë. Sipas Prokurorisë, organizata ekzistonte që nga janari i vitit të kaluar. Drejtuesit të saj iu ngrit akuza për përhapjen dhe nxitjen e diskriminimit, dhunës dhe urrejtjes për shkak të racës, prejardhjes, kombësisë, përkatësisë etnike dhe orientimit seksual.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova