LAJME

Lajm

Qarkullimi i automjeteve në pikat kufitare është pa probleme

Enjte, 19 Nëntor 2026, 10:21

Qarkullimi i automjeteve në pikat kufitare është pa probleme

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Qarkullimi i automjeteve në pikat kufitare të Bullgarisë zhvillohet normalisht, njofton Policia Kufitare.

Për shkak të punimeve të pjesshme për asfaltimin e rrugës, më 19 nëntor, të enjten, do të ketë ndryshime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në segmentin ndërmjet kilometrave 192 dhe 193 të autostradës „Trakia“, në rajonin e Stara Zagorës. Lajmin e bëri të ditur Agjencia e Infrastrukturës Rrugore.

Gjithashtu, më 19 nëntor, deri në orën 13:00, do të kufizohet qarkullimi në njërën prej tuneleve të tunelit „Zheleznica“ në autostradën „Struma“, në drejtim të Sofjes. Kufizimi bëhet për shkak të ndërrimit dhe rregullimit të sistemit kundër zjarrit. Automjetet që udhëtojnë drejt Sofjes do të përdorin një rrugë alternative, përmes nyjës rrugore „Blagoevgrad – Jug“.

Në rajonin e Blagoevgradit vazhdon të jetë në fuqi ndalimi i qarkullimit për kamionët me peshë mbi 12 tonë në rrugën Jakoruda – Jundolla. Për momentin, nuk parashikohet ndryshimi i kësaj skeme të përkohshme të qarkullimit.

Ndërkohë, për shkak të ndërrimit të kamerave, më 19 nëntor, deri në orën 20:00, do të ketë ndryshime në organizimin e qarkullimit në Unazën Rrethore të Sofjes, në zonën e lagjes Kaziçene. Autoritetet rrugore u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë sinjalistikën e përkohshme rrugore dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova