LAJME

Lajm

Bullgaria nuk ka radarë për të zbuluar dhe neutralizuar dronët në Detin e Zi

Enjte, 19 Nëntor 2026, 14:26

Rumen Radev

Rumen Radev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

„Për arsye thjesht teknike dhe ushtarake, aktualisht nuk kemi mundësi t’i asgjëzojmë dronët.“ Këtë e deklaroi kryeministri Rumen Radev në Sofje, gjatë konferencës „Deti i Zi 2026: Lindja e Mesme më pranë“, organizuar nga Instituti për Ekonomi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Fondacioni „Friedrich Ebert“ – Bullgari. Ai theksoi se, për shkak të pajisjeve që ka aktualisht në dispozicion në bregdet, zbulimi i sulmeve me dronë është jashtëzakonisht i vështirë për Bullgarinë. Radev kujtoi se vendi ka marrë herë pas here ndihmë nga partnerët përmes patrullimeve ajrore. Ai shtoi se po punohet me aleatët për organizimin e patrullimeve ajrore më të shpeshta dhe të rregullta, me qëllim monitorimin e kërcënimeve në ujërat e Detit të Zi. Kryeministri i cilësoi kritikat e opozitës si të pabazuara dhe të shkëputura nga realiteti, duke thënë se vijnë nga njerëz që nuk kanë njohuri për radarët ushtarakë, njofton Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).

Nga ana tjetër, lideri i partisë GERB, Bojko Borisov, i cilësoi përfaqësuesit e qeverisë si „kampionë të justifikimeve“. Duke folur në korridoret e Parlamentit, ai shtroi pyetjen: „Atëherë, përse kemi mbrojtje, nëse nuk jemi në gjendje të rrëzojmë dronët që fundosin anijet tona? Për çfarë na shërben ajo?“

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova