Lajm
Banka Kombëtare e Bullgarisë:
Investimet e huaja direkte arrijnë afro 4 mld. euro deri në shtator
Enjte 19 Nëntor 2026 15:31
Enjte, 19 Nëntor 2026, 15:31
FOTO: Ani Petrova
Madhësia e shkronjave
Investimet e huaja direkte në Bullgari arritën në 3,95 miliardë euro gjatë periudhës janar–shtator 2026, tregojnë të dhënat paraprake të Bankës Kombëtare të Bullgarisë (BNB). Fluksi neto i investimeve të huaja direkte është rritur me 1,57 miliardë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur investimet arritën në 2,38 miliardë euro. Investimet e huaja direkte në vend përbëjnë 3,1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të parashikuar, kundrejt 2 për qind në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vetëm gjatë muajit shtator të këtij viti, fluksi i investimeve të huaja direkte në Bullgari ishte pozitiv dhe arriti në 648,5 milionë euro. Edhe në shtator të vitit të kaluar bilanci ishte pozitiv, por në një vlerë më të ulët, prej 472,8 milionë eurosh. Për periudhën janar–shtator 2026, flukset më të mëdha neto pozitive të investimeve të huaja direkte në Bullgari kanë ardhur nga Greqia, Luksemburgu dhe Zvicra. Ndërsa flukset më të mëdha neto negative janë regjistruar në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kazakistanit.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova