Muzeu i Humorit dhe Satirës në Gabrovo ofron “Terapinë me barcaleta”

Premte, 20 Nëntor 2026, 08:53

Muzeu i Humorit dhe Satirës në Gabrovo ofron “Terapinë me barcaleta”

FOTO: Muzeu i Humorit dhe Satirës

Madhësia e shkronjave

Me rastin e Ditës së Leximit - 20 nëntor, Muzeu i Humorit dhe Satirës në Gabrovo organizon veprimtarinë “Terapia me barcaleta”. Biblioteka e muzeut do t’u ofrojë vizitorëve një mënyrë të veçantë për të shënuar këtë ditë: përmes leximit të barcaletave, epigrameve dhe aforizmave, të paraqitura si një recetë e veçantë për humor të mirë. Këtë e bëri të ditur Svetllana Mihajllova, përgjegjëse për marrëdhëniet me publikun në këtë institucion.

Me të hyrë në bibliotekë, vizitorët do të tërheqin nga një “recetë” personale dhe më pas, me short, do t’u caktohet edhe “doza” e përshtatshme. Për “terapinë” e mirëfilltë do të kujdeset fondi letrar i bibliotekës, ku do të përgatiten kënde të posaçme me botime të përzgjedhura me tekste humoriste në gjuhën bullgare dhe në gjuhë të huaja. Vizitorët do të mund të zgjedhin vetë çfarë dëshirojnë të lexojnë dhe të zhyten në lexim, sipas udhëzimeve të “recetës” që kanë marrë. Si kujtim nga kjo përvojë, do të marrin me vete edhe një surprizë të vogël.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova