LAJME

Lajm

Parashikimi i motit për 20 nëntorin 2026

Temperaturat mbeten të pandryshuara, reshjet ndërpriten, por era vazhdon të fryjë

Enjte, 19 Nëntor 2026, 19:01

Parashikimi i motit për 20 nëntorin 2026

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të premten, temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 13 gradë. Në Sofje pritet të jenë rreth 9 gradë. Gjatë ditës, në veri të Bullgarisë do të vazhdojë të fryjë erë mesatare deri e fortë nga perëndimi dhe veriperëndimi, e cila gradualisht do të dobësohet. Në orët e mëngjesit, në disa zona fushore dhe në ultësira, për një kohë të shkurtër mund të ketë mjegull dhe dukshmëri të kufizuar. Vranësirat që vijnë nga veriperëndimi do të shpërndahen gradualisht dhe moti do të kthjellohet, duke sjellë më shumë diell. Megjithatë, deri në mesditë, në disa zona të vendit mund të ketë reshje të lehta shiu. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 17 deri në 22 gradë, ndërsa në kryeqytet, Sofje, pritet të jenë rreth 19 gradë.

Në bregdetin e Detit të Zi, moti do të jetë fillimisht kryesisht i vranët, por vranësirat do të pakësohen gradualisht nga veriu drejt jugut, duke lënë vend për kthjellime dhe diell. Era do të fryjë mesatare deri e fortë. Në pjesën veriore të bregdetit do të jetë nga perëndimi dhe veriperëndimi, ndërsa në pjesën jugore nga perëndimi dhe jugperëndimi. Temperaturat maksimale të ajrit do të lëvizin nga 17 deri në 20 gradë. Temperatura e ujit të detit do të jetë 14–15 gradë, ndërsa dallgëzimi do të arrijë 2–3 ballë.

Në zonat malore, moti do të jetë kryesisht i vranët. Në masivet malore në pjesën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu, ndërsa në lartësitë mbi 2300 metra do të bjerë borë. Pasdite, vranësirat do të shpërndahen gradualisht dhe moti do të kthjellohet. Era do të fryjë mesatare deri e fortë nga perëndimi dhe veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra mbi nivelin e detit do të jetë rreth 12 gradë, ndërsa në 2000 metra rreth 5 gradë.

Të shtunën, moti do të jetë me erë dhe do të vazhdojë të jetë relativisht i ngrohtë për këtë periudhë. Do të fryjë erë mesatare nga veriperëndimi, ndërsa në Fushën e Danubit herë pas here do të jetë e fortë. Në disa zona, reshjet e shiut do të përhapen nga perëndimi drejt lindjes.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova