SHOQËRI

Seksion

Në Budapest, nga 20 deri më 22 nëntor

Festivali “Unë jam bullgar” bashkon brezat në dashurinë për Bullgarinë

Radioja Kombëtare Bullgare është partnere mediatike e aktivitetit

Premte, 20 Nëntor 2026, 09:30

Tri ditë argëtim për fëmijë dhe të rritur do të ofrojë festivali “Unë jam bullgar”

Tri ditë argëtim për fëmijë dhe të rritur do të ofrojë festivali “Unë jam bullgar”

FOTO: facebook.com/bolgarsuli

Madhësia e shkronjave

Me një festë për fëmijët, një ekspozitë me vizatimet e vlerësuara, një koncert gala dhe një tryezë të rrumbullakët ndërkombëtare, festivali “Unë jam bullgar” e vendos sërish në qendër të vëmendjes gjuhën, kulturën dhe arsimin bullgar jashtë kufijve të Bullgarisë.

Programi i edicionit të 18-të të këtij forumi mbledh në Budapest, nga 20 deri më 22 nëntor, ekspertë të arsimit, pedagogë universitarë, mësues dhe nxënës. Të gjithë ata bashkohen rreth një kauze të përbashkët: ruajtjes së identitetit tonë kombëtar dhe përcjelljes së tij te brezat e ardhshëm.

Në prag të festivalit “Unë jam bullgar”, përgatitjet janë në fazën përfundimtare.

“Jemi gati dhe i presim me padurim mysafirët tanë”, deklaroi për Radio Bullgarinë Vanja Kotorova, drejtoreshë e Shkollës Bullgare dhe Kopshtit të Fëmijëve në Budapest, që është edhe organizatorja e forumit. Ajo na tregoi më shumë rreth aktiviteteve që do të zhvillohen dhe pikave kryesore të programit.

Aktivitetet e festivalit nisin që të premten me një vizitë në kopshtin dygjuhësh të fëmijëve. Të ftuarit do të kenë mundësinë të ndjekin një orë të shkurtër të gjuhës bullgare, të zhvilluar nga fëmijë që e mësojnë atë si gjuhë të dytë. Në grup bëjnë pjesë si fëmijë për të cilët bullgarishtja është gjuhë amtare, ashtu edhe të vegjël që për herë të parë njihen me këtë gjuhë pikërisht nëkopsht.Kjo përvojë praktike do t'u japë mundësi pjesëmarrësve të nisin diskutimet mbi sfidat e mësimdhënies së gjuhës bullgare në një mjedis shumëgjuhësh dhe mundësitë e zbatimit të praktikave të suksesshme pedagogjike. Pikërisht ky është edhe qëllimi i tryezës së rrumbullakët ndërkombëtare që shoqëron festivalin “Unë jam bullgar”.

Tryezë e rrumbullakët me fokus te e ardhmja e arsimit bullgar jashtë vendit

Një pjesë e rëndësishme e programit i kushtohet shkëmbimit profesional mes mësuesve dhe specialistëve universitarë. Tryeza e rrumbullakët nis të premten, në orën 11:30, me një panel kushtuar qasjeve bashkëkohore dhe programeve të reja mësimore, na shpjegon Vanja Kotorova:

“Prof. dr. Nadezhda Kallojanova nga Universiteti Shtetëror i Burgasit do të prezantojë qasje pedagogjike për të mësuarit në mënyrëaktivetë gjuhës bullgare në grupe me fëmijë të moshave të ndryshme.Kjo temë është veçanërisht aktuale për shkollat bullgare jashtë vendit, ku shpesh në një grup mësimor mësojnë fëmijë të moshës 3 deri në 6 vjeç, me nivele të ndryshme të njohjes së gjuhës.Dr. Maja Padeshka do të prezantojë një ide për organizimin e një olimpiade në histori dhe gjeografi për nxënësit e shkollave bullgare jashtë vendit, në bashkëpunim me Universitetin Jugperëndimor tëBllagoevgradit.Më pas, Mariana Shirova-Simandre nga shkolla bullgare “Kirill dhe Metodij” në Paris do të ndajë përvojën e saj shumëvjeçare në mësimdhënien e bullgarishtes si gjuhë të dytë dhe do të prezantojë shembuj konkretë nga puna e saj në klasë.”

Prof. Asoc. Dr.Biljana Todorova do t’i njohë pjesëmarrësit me punën për standardizimin e mësimdhënies dhe vlerësimit. Kjo çështje është me rëndësi thelbësore për hartimin e teksteve mësimore të gjuhës bullgare si gjuhë e dytë, si dhe për përcaktimin e kritereve mbi bazën e të cilave do të vlerësohen njohuritë dhe do të certifikohet niveli gjuhësor i nxënësve të shkollave bullgare jashtë vendit.

Njoftimi i festivalit

Njoftimi i festivalit

FOTO: facebook.com/bolgarsuli

Të shtunën, më 21 nëntor, diskutimet do të vijojnë.

Me qëllim që temat të arrijnë te një numër sa më i madh mësuesish, tryeza e rrumbullakët do të transmetohet edhe online përmes platformës Microsoft Teams. Kështu, edhe mësuesit që nuk kanë mundësi të marrin pjesë fizikisht do të mund të bëhen pjesë e këtij shkëmbimi profesional.

Festë për fëmijët, ekspozitë dhe koncert gala

Festivali “Unë jam bullgar” nuk është vetëm një hapësirë për diskutime profesionale. Ai është para së gjithash një festë kushtuar fëmijëve, talenteve të tyre dhe lidhjes që ata kanë me Bullgarinë.

“Të premten, pas përfundimit të panelit të dytë të tryezës së rrumbullakët, do të hapet një ekspozitë me punimet e konkursit të vizatimit për fëmijë. Ajo do të pasqyrojë këndvështrimin e fëmijëve mbi traditat, kulturën dhe identitetin kombëtar bullgar.Të shtunën, programi do të vijojë me festën për fëmijë “Krijojmë, dimë dhe mundemi”, e cila do të zhvillohet paralelisht me një nga panelet e tryezës së rrumbullakët. Ndërkohë qëmësuesit diskutojnë sfidat e mësimdhënies së gjuhës bullgare në një mjedis ku fliten gjuhë të huaja, fëmijët do të kenë mundësinë të njihen me njëri-tjetrin, të luajnë së bashku dhe të krijojnë”, na informon Vanja Kotorova.

Kulmi i aktiviteteve do të jetë në Shtëpinë Kulturore Bullgare, ku do të zhvillohen ceremonia zyrtare e hapjes së festivalit dhe koncerti gala.

Gjuha bullgare – urë lidhëse mes brezave dhe vendeve

Programi i festivalit të bullgarëve në mbarë botën “Unë jam bullgar”, i cili organizohet për të 18-in vit radhazi me iniciativën e shoqatës kulturore “T.A.N.G.R.A.” nga Madridi, dëshmon se ruajtja e gjuhës amtare jashtë vendit kërkon jo vetëm dëshirë dhe dashuri për Bullgarinë, por edhe punë të vazhdueshme, metoda bashkëkohore të mësimdhënies dhe bashkëpunim ndërmjet institucioneve arsimore.

Sepse gjuha bullgare nuk është thjesht një lëndë mësimore për fëmijët e lindur dhe të rritur jashtë vendit. Ajo është një lidhje me rrënjët, familjen dhe kujtesën kulturore.

Dhe pikërisht ky është mesazhi i festivalit “Unë jam bullgar”: pavarësisht se ku rriten fëmijët, ata duhet të kenë mundësinë ta njohin, ta flasin dhe ta duan gjuhën bullgare.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

 

Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello