Lajm
U rihap pika kufitare me Rumaninë, rifilloi lundrimi trageti Orjahovo–Beket
Premte 20 Nëntor 2026 10:42
Premte, 20 Nëntor 2026, 10:42
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Qarkullimi në të gjitha pikat kufitare është normal, njoftoi Policia Kufitare. Trageti në linjën Svishtov–Zimniç nuk është në funksion për shkak të nivelit të ulët të ujit në lumin Danub. Ndërkohë, trageti në linjën Orjahovo–Beket rifilloir lundrimin, njofton faqja ferryboat.bg.
Të premten, më 20 nëntor, deri në orën 16:00, do të kufizohet qarkullimi në korsinë e djathtë në drejtim të Sofjes, ndërsa trafiku do të devijohet në korsinë e parakalimit, në segmentet nga kilometri 76 deri në kilometrin 75 dhe nga kilometri 72 deri në kilometrin 71 të autostradës “Hemus”. Gjithashtu, do të mbyllet edhe dalja drejt Sofjes në zonën e Jabllanicës, për të hequr pemët e anuar drejt rrugës.
Qarkullimi në rrugën Sofje–Samokov do të kufizohet deri në orën 20:00, në zonën e quajtur “Meçkata”, për shkak të zëvendësimit të kamerave që përdoren për numërimin e automjeteve. Këtë e njoftoi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova
- #autostradë
- #qarkullim rrugor
- #qarkullim
- #korsi
- #pikëkalim
- #automjetet e ngarkesës
- #qarkullim kufitar
- #automjete të lehta
- #pikë kufitare
- #automjete të rënda
- #korsia e parakalimit
- #korsia e emergjencës
- #automjete të transportit të mallrave
- #automjete të vogla
- #automjete
- #Agjencia e Infrastrukturës Rrugore
- #qarkullim kamionësh
- #kufizime të qarkullimit
- #qarkullim i automjeteve