Lajm
Tarifat e larta në ngushticat turke rrisin çmimet dhe pengojnë eksportin
Premte 20 Nëntor 2026 11:29
Premte, 20 Nëntor 2026, 11:29
FOTO: Pexels
Madhësia e shkronjave
Gjatë pesë viteve të fundit, Turqia ka rritur pesë herë tarifat për kalimin nëpër Bosfor dhe Dardanele. Këto tarifa u shkaktojnë humbje pronarëve bullgarë të anijeve dhe rrisin koston e importeve në Bullgari. Kjo bëhet e ditur në përgjigjen me shkrim që ministri i transportit, Georgi Peev, i ka dhënë një deputeti, njofton Investor.bg. Megjithëse ministria është përpjekur ta zgjidhë problemin përmes bisedimeve me palën turke, deri më tani nuk është arritur asnjë rezultat. Turqia mendon se, në bazë të Konventës së Montreux-së të vitit 1936, ka të drejtë të rrisë tarifat, ndërsa pala bullgare është në pritje të një qëndrimi nga Ministria e Punëve të Jashtme. Peev sjell si shembull sektorin e ndërtimit dhe riparimit të anijeve në Bullgari, ku janë të punësuar mbi 10 000 persona. Ata prodhojnë produkte komplekse me vlerë të lartë të shtuar për tregun ndërkombëtar. Por e vetmja rrugë për të arritur te klientët ndërkombëtarë kalon përmes ngushticave, ku tarifat vazhdojnë të rriten. Problemi i fundit lidhet me kalimin nëpër ngushtica të një dok-u lundrues hibrid, me gjatësi 85 metra dhe kapacitet mbajtës prej 2500 tonësh, i ndërtuar në Bullgari për kompaninë kroate Adria Docks.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova