Bullgaria përmbushi me sukses Planin e saj të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë

Premte, 20 Nëntor 2026, 14:07

Atanas Pekanov

Atanas Pekanov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria përfundoi zbatimin e Planit të saj të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë dhe do të marrë 99% të fondeve të parashikuara në të. Këtë e bëri të ditur zëvendëskryeministri Atanas Pekanov në një konferencë për shtyp në Këshillin e Ministrave. Më 20 nëntor, Komisioni Evropian miratoi fondet për këstin e pestë, në vlerë prej mbi 1,7 miliardë eurosh, të cilat Bullgaria i përfiton pas përmbushjes me sukses të mbi 50 reformave dhe investimeve, njoftoi gjithashtu Pekanov. Sipas tij, ky sukses është rezultat i masave të shpejta dhe të guximshme të ndërmarra që në ditët e para të punës së qeverisë. Në pranverë, vendi kishte përfituar vetëm pak më shumë se 50% të fondeve të parashikuara nga Plani i Rimëkëmbjes, tha Pekanov. Zëvendëskryeministri tha se për masat që nuk janë zbatuar në mënyrë të kënaqshme mund të ketë shkurtime nga 60 deri në 65 milionë euro nga shuma e përgjithshme e planit, e cila është mbi 6,2 miliardë euro.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova