Lajm
Pas më shumë se katër vitesh nga përfundimi i mandatit
Parlamenti zgjodhi 11 përfaqësuesit e tij në Këshillin e Lartë Gjyqësor
Premte 20 Nëntor 2026 14:32
Premte, 20 Nëntor 2026, 14:32
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kuvendi Popullor i Bullgarisë zgjodhi, pas dëgjimit të kandidatëve, 11 përfaqësuesit e tij në Këshillin e Lartë Gjyqësor (VSS), organi përgjegjës për emërimet dhe zhvillimin e karrierës së gjyqtarëve, prokurorëve dhe hetuesve. Zgjedhja u zhvillua më shumë se katër vjet pas përfundimit të mandatit të rregullt pesëvjeçar të anëtarëve të mëparshëm të këshillit, të zgjedhur nga parlamenti, në tetor 2022. Gjatë kësaj periudhe, parlamenti nuk arriti të plotësonte kuotën e tij, ndërsa anëtarët e mëparshëm vazhduan të ushtronin funksionet e tyre.
Sipas portalit juridik Lex.bg, për përbërjen e plotë të këshillit të ri mbetet që edhe hetuesit të zgjedhin përfaqësuesin e tyre. Gjyqtarët dhe prokurorët i zgjodhën tashmë përfaqësuesit e tyre.
Këshilli i Lartë Gjyqësor është një organ i përhershëm që përfaqëson pushtetin gjyqësor, garanton dhe mbron pavarësinë e tij, përcakton përbërjen dhe organizimin e punës së gjykatave, prokurorive dhe organeve hetimore, si dhe siguron mbështetjen financiare dhe teknike për veprimtarinë e tyre, pa ndërhyrë në ushtrimin e saj.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova