Lajm
Ekspozitë e kostumeve popullore autentike nga rajone të ndryshme të Bullgarisë
Shtunë 21 Nëntor 2026 05:06
Shtunë, 21 Nëntor 2026, 05:06
FOTO: Bashkia Razllog
Madhësia e shkronjave
Një ekspozitë me titull “Përjetësi e përhershme”, ku prezantohen kostume popullore autentike nga treva të ndryshme të Bullgarisë, hapet më 21 nëntor, në orën 17:00, në Muzeun Historik të qytetit Petriç, njofton Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).
Ekspozita është pjesë e programit të aktiviteteve me rastin e 60-vjetorit të muzeut. Të gjitha kostumet i përkasin koleksionit privat të Martin Vllahovit dhe pasqyrojnë pasurinë dhe larminë e traditës popullore bullgare. Në ekspozitë përfshihen kostume nga rajoni folklorik i Trakisë, zona e Pirinit dhe krahina e Shopëve. Ato paraqesin ngjyrat, motivet zbukuruese, format dhe teknikat karakteristike të punimit për secilin prej këtyre rajoneve.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova