Lajm
“Mbretër dhe Gaztorë” mbledhin publikun e teatrit në 13 qytete bullgare
Shtunë 21 Nëntor 2026 07:00
Shtunë, 21 Nëntor 2026, 07:00
FOTO: Facebook /Nata e teatrove
Madhësia e shkronjave
Më 21 nëntor, Bullgaria i bashkohet për të 14-in vit radhazi nismës evropiane “Nata e Teatrove”. Mbi 80 aktivitete në 13 qytete do ta njohin publikun me magjinë e artit skenik.
Edicioni i sivjetshëm zhvillohet nën moton “Mbretër dhe Gaztorë”, frymëzuar nga bota e Shekspirit dhe liria e teatrit për të ndërruar rolet, për të zbuluar maskat dhe për të vënë në pikëpyetje pushtetin dhe dobësitë njerëzore. Programi përfshin shfaqje teatrale dhe kukullash, performanca, teatër improvizues dhe playback teatër, ekspozita, takime me artistë dhe vizita prapa skenës. Janë parashikuar gjithashtu aktivitete për fëmijë.
FOTO: theatresnight.org
Ndër aktivitetet më të spikatura janë studioja tradicionale online LIVE, me pjesëmarrjen e aktorëve dhe regjisorëve të njohur bullgarë, si dhe projekti fotografik “Personazhe të natës”, i cili prezanton portretet e skenës bashkëkohore teatrore bullgare.
Gjatë 13 edicioneve të zhvilluara ndër vite, kjo nismë ka tërhequr mbi 750 000 spektatorë në Bullgari.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello