LAJME

Artikull

Festivali “Gruaja e Mrekullueshme” në fshatin Vetren

Premte, 1 Gusht 2025, 05:45

Festivali “Gruaja e Mrekullueshme” në fshatin Vetren

Madhësia e shkronjave

Një festival që feston feminitetin në të gjitha nuancat e tij do të zhvillohet nga sot, 1 gusht, deri të dielën, 3 gusht, në fshatin Vetren në rajonin e Silistrës. Emrin “Gruaja e Mrekullueshme” festivali e mori nga këngëtarja, violinistja dhe aktorja bullgaro-franceze Emanuella Kallçeva-Xhajma, e cila është edhe organizatorja e ngjarjes, raporton BTA.
Sipas Emanuella Kallçeva-Xhajma, festivali është një udhëtim i brendshëm dhe një hapësirë në të cilën ata që dëshirojnë mund të marrin pjesë në punëtori artistike frymëzuese për të rizbuluar, shëruar dhe forcuar feminitetin e tyre, për të çliruar emocionet dhe forcën e tyre të brendshme. Janë planifikuar punëtori krijuese, shfaqje kukullash, riprodhime të zakoneve popullore dhe koncerte nga Xhajma dhe këngëtarja popullore Lina Topal.
Emanuella Kallçeva-Xhajma u diplomua në Akademinë Kombëtare të Arteve të Teatrit dhe Filmit në Sofje dhe u nis për në Francë. Pas gati 30 vitesh në Paris, gjatë pandemisë ajo u vendos në Kajro, ku filloi të jepte mësim muzike në një nga shkollat ndërkombëtare.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Organizatorët