Aeroporti i Burgasit mirëpriti pasagjerin e miliontë për këtë sezon veror me një ceremoni zyrtare. Gjermanja Steffi Kruspe zbarkoi më 31 korrik me një fluturim nga Leipzig. Kruspe tha se po mbërrinte në Bullgari për herë të parë për pushime njëjavore në Nesebër me familjen e saj.
Pritet një rritje prej mbi 50% e mysafirëve nga Gjermania këtë verë, njoftoi drejtori i aeroportit Vasill Atanasov. Rritja mund të arrijë 70 për qind krahasuar me vitin e kaluar. "Ne mirëpritëm pasagjerin e miliontë një javë më parë. Në vitin 2024, kjo ndodhi më 7 gusht", tha Atanasov dhe shtoi se në vitin 2025 aeroporti pret një rritje të numrit të pasagjerëve të shërbyer me rreth 4% krahasuar me vitin 2024.
Fluksi më i madh i pasagjerëve në Burgas këtë sezon është nga Polonia, Britania e Madhe, Republika Çeke, Gjermania dhe Izraeli, raporton Radio Burgas.
Redaktoi:Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Radio Burgas