Artikull
Qindra të krishterë ortodoksë u nisën për pelegrinazh për në Manastirin e Rillës
Premte 1 Gusht 2025 13:39
Premte, 1 Gusht 2025, 13:39
Madhësia e shkronjave
Patriarku bullgar Daniil kremtoi një Liturgji Hyjnore festive dhe bekim të ujit për festën e Origjinës (Ekspozimit) së Kryqit të Shenjtë të Zotit, në kishën e kryeqytetit "Shën Sofja".
Pas shërbesës, së bashku me Presidentin Rumen Radev, të dy ia dhanë fillimin iniciativës "Në Rrugën e Besimit". Duke folur për BTA-në, Patriarku bullgar theksoi se rruga e pelegrinazhit "Çudibërësi i Rillës" mbahet për të 16-tën herë radhazi dhe theksoi misionin e saj të rëndësishëm shpirtëror.
Patriarku bullgar theksoi se mbështetja e institucionit presidencial, i përfaqësuar nga Presidenti Rumen Radev, si dhe e autoriteteve lokale, të përfaqësuara nga kryetarët e vendbanimeve nëpër të cilat kalon marshimi, "inkurajon njerëzit dhe tregon se kur jemi së bashku, arrihen gjëra të mira".
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA