Po festojmë 122 vjet nga Kryengritja e Ilindenit

Shtunë, 2 Gusht 2025, 02:05

Po festojmë 122 vjet nga Kryengritja e Ilindenit

Madhësia e shkronjave

Në zonën Predella, më 2 gusht, do të shënohet 122-vjetori i shpërthimit të Kryengritjes së Ilindenit me një ceremoni vendosjeje kurorash dhe lulesh para monumentit “Ilindeni”. Bashkia e Razllogut njofton se ceremonia do të mbahet me pjesëmarrjen e një roje nderi nga Komanda e Brigadës së Tretë - Bllagoevgrad. Në mbrëmje, në Sheshin “Preobrazhenie” në Razllog, festimi i përvjetorit vazhdon me një koncert-shfaqje "Ngjyrime nga Bullgaria", të interpretuar nga ansambli Trakia.
Në njoftimin e saj, Bashkia e Razllogut kujton se vepra e popullit të Ilindenit është pjesë e historisë së këtij rajoni.
Kryengritja e Ilindenit filloi më 2 gusht të vitit 1903 në ditën e Profetit Ilia (Ilinden, sipas stilit të vjetër), në rajonin e Manastirit, dhe pas kësaj vazhdoi në rajonin e Edrenesë, duke mbaruar në rajonin e Razllogut.
Më shumë për Kryengritjen e Ilindenit mund të mësoni nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Për vetëmohimin dhe shpengimin në Kryengritjen e IlindenitRedaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA (arkiv)

Publikoi / Publikuan: БНР екип