SHOQËRI

Artikull

Bullgaria po përgatit një prezantim të madh në panairin turistik në Londër

Shtunë, 2 Gusht 2025, 06:00

Bullgaria po përgatit një prezantim të madh në panairin turistik në Londër

Madhësia e shkronjave

Ministria e Turizmit për vitin e radhës organizon prezantimin kombëtar në panairin ndërkombëtar të turizmit World Travel Market në Londër. Gjatë edicionit të 45-të të ngjarjes, nga 4 deri më 6 nëntor të këtij viti, Bullgaria do të paraqitet me një stendë rekord të madhe – 399 metra katrorë.
Sipërfaqja e stendës kombëtare bullgare është rritur me rreth 100 metra katrorë, për shkak të interesit të jashtëzakonshëm nga kompanitë turistike dhe bashkitë bullgare, kanë njoftuar nga Ministria e Turizmit për faqen e specializuar bgtourism.bg.
Bullgaria po përgatit një prezantim të madh në panairin turistik në Londër
Do të jenë 21 pjesëmarrës bullgarë në bursën më të madhe për profesionistë të industrisë turistike dhe ekspozita e dytë më e madhe në botë pas ITB – Berlin, njofton më tej botimi.
Bullgaria do të prezantohet me një stendë rekord në ekspozitën turistike në Londër
Redaktoi: Gergana MançevaPërgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski
Foto: hub.wtm.com, eventindustrynews.com