TURIZËM

Artikull

Mysafirë nga vendi dhe jashtë vijnë në Rodope për "Ditët e Ardinos"

Dielë, 3 Gusht 2025, 05:00

Mysafirë nga vendi dhe jashtë vijnë në Rodope për "Ditët e Ardinos"

Madhësia e shkronjave

Nuk ka njeri që ka thithur ajrin e Rodopëve dhe të mos ketë mbetur i mahnitur nga pamjet piktoreske dhe legjendat e malit. Ditët nga 4 deri më 10 gusht na japin shumë arsye për të zgjedhur Rodopët Perëndimore, dhe veçanërisht rajonin e qytetit Ardino për destinacionin tonë veror.
Për herë të pestë atje do të zhvillohen "Ditët e Ardinos". Pritet që në qytetin nën "Betullat e Bardha" të mbërrijnë mijëra mysafirë – banorë, të lindur në Ardino, ose të lidhur me të në mënyrë familjare dhe emocionale. Për të gjithë ata Bashkia e Ardinos ka përgatitur një javë festive, të mbushur me përjetime kulturore, kulinare dhe sportive, të bashkuara nga shpirti i mikpritjes rodopase dhe dashuria e përbashkët për vendlindjen.
Udhëtim në zemër të Rodopeve – komuna Ardino pasuron atraksionet e saj turistike
Në programin e festivalit ka ekspozitë me ushqime ekologjikisht të pastra dhe tradicionale nga rajoni, demonstrime robotësh dhe teknologjish, gara sportive, spektakël teatral-me zjarr, disko nën qiell të hapur, koncerte, ekspozita.
Në shfaqje do të marrin pjesë grupe të folklorit autentik nga rrethet Kërxhali, Smoljan, Haskovo, Stara Zagora, Razgrad, Ruse, Varna dhe Dobriç. Priten edhe mysafirë nga bashkitë turke të binjakëzuara me Ardinon – Kërklareli, Niljufer (Bursa), Kartal (Stamboll).
Motoristë nga vendi dhe jashtë do të vizitojnë disa nga monumentet natyrore dhe historike më të bukura të rajonit – Ura e Djallit, meandrat e lumit Arda, monumenti natyror "Frigoriferi" dhe xhamia e vjetër në fshatin Ljubino.
Më shumë për këtë rajon të Bullgarisë:
"Vemja e Rodopeve" - treni që përshkon kohën dhe malinSekretet e kanionit dhe lugina e lumit Arda në Rodopet Lindore

Redaktoi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publlikoi: Sindi Nikollofski
Foto: BTA, facebook.com/ArdinoSouthernBulgaria