KULTURË

Artikull

Ekspozitë fotografike për primadonën e operës Rajna Kabaivanska në Burgas

Dielë, 3 Gusht 2025, 06:00

Ekspozitë fotografike për primadonën e operës Rajna Kabaivanska në Burgas

Madhësia e shkronjave

Burgasi është vendi nga ku fillon rruga e jashtëzakonshme e këngëtares bullgare të operës Rajna Kabaivanska drejt skenës botërore. Prandaj atje, pranë ndërtesës së Bashkisë, është vendosur një ekspozitë fotografike që ndjek në 150 fotografi jetën, karrierën dhe veprimtarinë bamirëse të primadonës së operës.
Fotot janë nën moton "Zgjuesit e mi" dhe rikujtojnë disa nga rolet triumfale të Kabaivanskës në teatrot më prestigjiozë të operës, si dhe paraqitje të paharrueshme skenike me tenorët botërorë Luciano Pavarotti dhe Plácido Domingo e të tjerë.
Ekspozita flet edhe për një përvjetor të rëndësishëm – një çerek shekulli nga fillimi i klasave ndërkombëtare master që primadona e operës organizon në Sofje. Në to kanë marrë pjesë mbi 250 interpretues të rinj, dhe 111 prej tyre kanë marrë bursa të siguruara nga fondi bamirës "Rajna Kabaivanska". Ky është edhe misioni afatgjatë i këngëtares së madhe bullgare – të mbështesë talentet e reja të operës.
Projekti "Zgjuesit e mi" përfshin fotografi nga arkivi personal i primadonës, si dhe foto nga autorë të njohur bullgarë, një pjesë e madhe e të cilave janë vepër e fotografit Kostadin Krëstev-Koko.
Lexoni më tepër për Rajna Kabaivanskën nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Prima e operës Rajna Kabaivanska u nderua me çmimin "Shqiponja e Artë"
Rajna Kabaivanska: Opera është bota imeRajna Kabaivanska: Çdo një çast në skenë është plot lumturiShkolla e Rajna Kabaivanskës – shans për këngëtarët e rinj në skenën operistikeRedaktoi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski
Foto: Bashkia Burgas (burgas.bg)