SHOQËRI

Artikull

Nxënësit bullgarë fituan medalje ari dhe argjendi në Olimpiadën e Informatikës

Hënë, 4 Gusht 2025, 06:21

Nxënësit bullgarë fituan medalje ari dhe argjendi në Olimpiadën e Informatikës

Madhësia e shkronjave

Nxënësit bullgarë fituan dy medalje ari dhe dy argjendi në garën më prestigjioze globale të shkencave kompjuterike në botë. Në edicionin e 37-të të Olimpiadës, e cila u mbajt në Bolivi nga 27 korriku deri më 3 gusht, morën pjesë 330 konkurrentë nga 86 vende. Veselin Markoviç hyri në 10 më të mirët në botë, njoftoi Shoqata e Ekipit Olimpik në Shkencat Natyrore.
"Suksesi i këtij viti është performanca më e mirë bullgare në historinë e Olimpiadës Ndërkombëtare të Informatikës. Në renditjen jozyrtare të ekipeve, ne jemi në vendin e 4-t në botë, përpara SHBA-së dhe Japonisë", thotë shoqata.
Medaljet e arta u fituan nga nxënësit e klasës së 12-të Veselin Markoviç nga Varna dhe Aleksandër Gatev nga Sofja. Medaljet e argjendta u fituan nga Andrej Stefanov në klasën e 10-të dhe Boris Mihov nga klasa e 12-të në Sofje.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Shoqata e Ekipit Olimpik në Shkencat Natyrore