Artikull
Kërkohet trajtim i barabartë për rajonin e Detit të Zi në politikën e kohezionit të BE-së
Hënë 4 Gusht 2025 06:49
Hënë, 4 Gusht 2025, 06:49
Madhësia e shkronjave
Parlamenti bullgar, duke theksuar rëndësinë kyçe të politikës së kohezionit të BE-së për zhvillimin ekonomik të rajoneve në Bullgari, këmbëngul që rajoni i Detit të Zi të trajtohet në mënyrë të barabartë me rajonet në BE që kufizohen drejtpërdrejt me Ukrainën, Bjellorusinë dhe Rusinë. Kjo thuhet në një projekt-deklaratë mbi qëndrimin e vendit mbi shqyrtimin afatmesëm të propozuar nga Komisioni Evropian të politikës së kohezionit. Projekti u paraqit nga deputetët e shumicës qeverisëse, raporton BTA.
Dokumenti u bën thirrje institucioneve të BE-së - Parlamentit Evropian dhe Këshillit - që ta konsiderojnë në dokumentet e ardhshme legjislative dhe programuese të komunitetit rajonin e Detit të Zi në mënyrë të barabartë me rajonet e tjera përgjatë kufirit lindor të BE-së.
Parlamenti e ngarkon qeverinë të mbrojë këtë qëndrim në negociatat për kuadrin e ardhshëm financiar të BE-së për vitet 2028-2034.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA