LAJME

Artikull

Do të duhet gjysmë shekulli për të rikthyer pyjet e djegura në Pirin

Hënë, 4 Gusht 2025, 10:30

Do të duhet gjysmë shekulli për të rikthyer pyjet e djegura në Pirin

Madhësia e shkronjave

Më shumë se 45 000 hektarë pyje në malin Pirin janë shkatërruar nga zjarret që nga 25 korriku. Ende ka shpërthime lokale në terren, tha për BTA drejtori i Pylltarisë Shtetërore në Strumjani, Ivan Rizov.
Deri më tani, të dhënat mbi dëmet bazohen vetëm në imazhet satelitore. Djegia vazhdon në periferi lart në male, por është në nivel të ulët. Nuk ka rrezik për djegie në kurorën e pemëve. Gjithashtu nuk ka përhapje të zjarrit, si dhe nuk ka rrezik për vendbanimet, saktësoi drejtori. "Shpresojmë për shi, sepse shpërthimet lokale do të vazhdojnë të shfaqen. Situata mbetet kritike dhe nuk mund të themi se zjarri është shuar plotësisht", tha Rizov.
Pyjet e shkatërruara ishin rreth 50 vjeçare, kështu që do të duhet rreth gjysmë shekulli për të rikthyer të njëjtin pyll, komentoi eksperti.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Bullgaria po digjet! Ka ndihmë, por bilanci është i rëndë … Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Marti Dimov/Facebook

Publikoi / Publikuan: БНР екип