Artikull
Figura publike bënë thirrje që Bullgaria të mos heshtë për situatën në Gaza
Hënë 4 Gusht 2025 13:36
Hënë, 4 Gusht 2025, 13:36
Madhësia e shkronjave
Personalitete publike kërkuan nga shteti të marrë një qëndrim për situatën në Gaza. "Ndërkohë që në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë pranë OKB-së po zhvillohet një proces mbi akuzat për gjenocid, Bullgaria nuk ka të drejtë morale të heshtë apo të fshihet pas formulimeve procedurale. Përkundrazi – vendi ynë ka detyrimin gjithmonë të jetë në anën e të shtypurve!", shkruajnë ata, duke e adresuar letrën e tyre te presidenti Rumen Radev, kryeministri Rosen Zheljazkov dhe ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev. Sipas tyre, gjatë vitit të fundit qeveria më tepër mbështet veprimet e Izraelit, por nuk ofron argumente të qarta për këtë.
Bullgaria dhe 6 vende të tjera të BE-së refuzuan të dënojnë Izraelin për situatën në Gaza"Që në vitin 1988 Bullgaria e njohu Palestinën dhe këtë askush nuk e mohon, por sot veprimet e shtetit nuk janë në drejtim të mbështetjes së zgjidhjes me dy shtete dhe nuk punon mjaftueshëm për arritjen e paqes në rajon apo të paktën për ndërprerjen e zjarrit", tha për BNR Diana Hjusein, specialiste për marrëdhënie me publikun në situata krize dhe një nga iniciatorët e kësaj thirrjeje, e cila deri tani u nënshkrua nga më shumë se 1000 persona.
"Vendi ynë ndjek një politikë të qëndrueshme që toleron veprimet e qeverisë së Benjamin Netanyahut, përfshirë edhe kur u vra bashkatdhetari ynë – punonjës i OKB-së, kapiten Marin Marinov. Demonstrimi i fundit i kësaj politike është refuzimi nga Ministria e Punëve të Jashtme që vendi ynë t’i bashkohet thirrjes së 28 shteteve që dënojnë fushatën e Izraelit, e cila çon në uri dhe vdekje, dhe që bëjnë thirrje për t’i dhënë fund menjëherë tmerrit në Rripin e Gazës", thuhet më tej në qëndrimin e tyre.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Marin Marinov është bullgari që humbi jetën në sulmin në Rripin e Gazës Vdekja e Marin Marinov në Rripin e Gazës u shkaktua nga një tank izraelit Presidenti Rumen Radev i bëri thirrje qeverisë që të mbajë një qëndrim të qartë për vdekjen e Marin Marinov në Gaza Washington Post: Marin Marinov nga OKB-ja u vra pasi u godit nga një zjarr i tankeve izraeliteIzraeli mori përgjegjësinë për vdekjen e kapitenit Marin Marinov në Rripin e Gazës
Redaktoi: Miglena Ivanova
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: sedemosmi.tv
Publikoi / Publikuan: БНР екип