Ofertat për punë në të gjitha sektorët kanë rënë gjatë muajit korrik, tregojnë të dhënat nga një platformë kryesore për shpallje online në vend. Sipas analizës mujore, në korrik u regjistrua një rënie prej 12%, ose mbi 5000 vende pune më pak krahasuar me qershorin.
Vazhdon të vihet re një rënie edhe në bazë vjetore – në korrik ofertat ishin me 7% më pak krahasuar me korrikun e vitit 2024, që do të thotë rreth 3000 shpallje më pak. Kjo është muaji i gjashtë me radhë me një tendencë të qartë të rënies së ofertave për punësim, njoftoi gazetarja Natalia Gançovska.
Rënia e shpalljeve evidentohet në të gjithë sektorët. Si arsye kryesore përmenden: sezoni i pushimeve verore, kur si punëdhënësit ashtu edhe punëkërkuesit janë më pak aktivë; stagnimi ekonomik; si dhe hyrja e teknologjive të inteligjencës artificiale në proceset e punës.
Një rritje prej 5% u regjisruar vetëm në sektorin e ndërtimit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay