SHOQËRI

Artikull

Një shkabë egjiptiane është helmuar pranë Krumovgradit

Hënë, 4 Gusht 2025, 15:48

Një shkabë egjiptiane është helmuar pranë Krumovgradit

Madhësia e shkronjave

Një shkabë egjiptiane e ngordhur është gjetur pranë fshatit Hrastovo, në afërsi të qytetit Krumovgrad, njoftoi zyra e shtypit e Drejtorisë Rajonale të MPB në Kërxhali. Nga shpendi, i cili është një specie e mbrojtur, janë marrë mostra për analizë. Dyshohet se vdekja është shkaktuar nga një karrem helmues i vendosur për ujqërit. Mbi rastin është hapur procedurë paraprake hetimore.
Shpendi i ngordhur është femër dhe ka qenë pjesë e një çifti folezues. Është konstatuar se mashkulli nuk është helmuar. Çifti ka edhe një të vogël, rreth dy muajsh, i cili nuk mund të fluturojë dhe të kujdeset vetë për veten. Një ekip i Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve e ka transportuar të voglin në Qendrën e Shpëtimit në Stara Zagora, ku do të kujdesen për të.
Shpendi i ngordhur ishte çelur para pesë vitesh në po të njëjtën Qendër të Shpëtimit.
Dy shkaba egjiptiane të helmuara u gjetën në Rodopet Lindore
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve (BDZP) - arkiv