Artikull
Filma nga 19 shtete do të shfaqen në festivalin e filmit të shkurtër në Varnë
Martë 5 Gusht 2025 02:10
Martë, 5 Gusht 2025, 02:10
Madhësia e shkronjave
Edicioni i njëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër "Karantina" zhvillohet nga data 5 deri më 9 gusht në kryeqytetin bregdetar të Bullgarisë – Varnë, njofton BTA. Në pesë mbrëmje, pranë fshatit të peshkatarëve "Karantina" në lagjen “Asparuhovo”, publiku do të ketë mundësi të shikojë 34 filma të shkurtër nga 19 shtete. Përzgjedhja përfshin filma artistikë, dokumentarë, animues dhe vepra eksperimentale. Në festival do të preezantohen filma nga Bullgaria, Franca, Italia, Spanja, Afrika e Jugut, Kanadaja, Lituania, Portugalia, dhe shtete të tjera.
Para çdo shfaqjeje, në mbrëmjet e festivalit do të mbahen edhe koncerte muzikore. Hyrja për të gjitha shfaqjet dhe aktivitetet është falas. Organizatorët kanë siguruar transport falas për publikun nga Muzeu Arkeologjik.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: thequarantine.org
Publikoi / Publikuan: БНР екип