SHOQËRI

Artikull

Manastiri i Rilës pret 200 pelegrinë që ndjekin rrugën “Mrekullibërësi i Rilës”

Martë, 5 Gusht 2025, 02:25

Manastiri i Rilës pret 200 pelegrinë që ndjekin rrugën “Mrekullibërësi i Rilës”

Madhësia e shkronjave

Më 5 gusht pritet të mbërrijnë në Manastirin e Rilës 200 persona që u përfshinë në pelegrinazhin “Mrekullibërësi i Rilës”. Ky pelegrinazh është pjesë e rrugëve të krishtera të pelegrinazhit, të bashkuara nga nisma “Në rrugën e besimit”.
Qindra të krishterë ortodoksë u nisën për pelegrinazh për në Manastirin e Rillës
Me këtë marshim, pelegrinët përkujtojnë përvjetorin e kthimit të lipsaneve të mbrojtësit qiellor të Bullgarisë, Shenjtorit Mrekullibërës Ivan Rillski, nga Veliko Tërnovo në Manastirin e Rilës. Në vitin 1469, në këtë kohë të vitit, murgjit e kishës kaluan këtë rrugë duke mbajtur lipasnet e shenjta, tregon Prof. Pavell Pavllov nga Fakulteti i Teologjisë, i cituar nga faqja e Bashkisë së Sofjes. Sipas profesorit, që nga ajo kohë, lipsanet nuk e linin më Shenjtërinë e Manastirit.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Pelegrinazh kushtuar Shenjtorit Ivan Rillski mbledh dhjetëra ortodoksë në një marshim nga Sofja deri në Manastirin e Rilës
Ivan Rillski është një nga shenjtorët më të dashur dhe më të nderuar bullgarë
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA - arkiv