LAJME

Artikull

Presidenti Rumen Radev: Është shumë herët për të folur për zgjedhjet presidenciale

Martë, 5 Gusht 2025, 12:09

Presidenti Rumen Radev: Është shumë herët për të folur për zgjedhjet presidenciale

Madhësia e shkronjave

Presidenti Rumen Radev deklaroi se është shumë herët për të folur për zgjedhjet presidenciale. Në Sozopoll, në përgjigje të një pyetjeje për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në vitin 2026 dhe për një kandidaturë të mundshme të zv/presidentes aktuale Iliana Jotova, e mbështetur nga BSP-ja, ai tha: “Sipas asaj që tha vetë zonja Jotova, është shumë herët për të folur për zgjedhjet presidenciale. Ka shumë çështje të tjera për t’u zgjidhur në shtet. Natyrisht, ato janë zgjedhje të rëndësishme, por siç është thënë – kur të vijë koha”, komentoi presidenti, i cituar nga BTA.
Në fund të korrikut, zv/presidentja Ilijana Jotova komentoi një deklaratë të zëvendëskryetarit të BSP-së, Kalojan Pargov, i cili tha se nëse ajo kandidon për presidente, partia e majtë do ta mbështeste. Atëherë Jotova u përgjigj se ishte shumë herët për të folur për këtë. “Sepse edhe bisedat që aktualisht zhvillohen në Bullgari për zgjedhjet presidenciale janë lidhur nga disa forca politike vetëm dhe vetëm me pushtetin – si një mënyrë për t’u qëndruar në pushtet nga këndvështrimi i tyre dhe për të përshtatur institucionin presidencial. Unë në atë kor nuk mund të këndoj”, atëherë u argumentua ajo.
Rumen Radev është tashmë në mandatin e tij të dytë radhazi si kreu i shtetit të Bullgarisë, ndërsa sipas Kushtetutës bullgare, presidenti mund të ushtrojë këtë detyrë vetëm për dy mandate.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип