Tokat tona janë djep i qytetërimeve të lashta. Falë arkeologëve bullgarë, ato po bëhen të njohura për një auditor më të gjerë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë prezantimit në Sofje të statujës së restauruar të një burri nga qyteti antik Heraklea Sintika.
Kjo statujë është rezultat i një bashkëpunimi të jashtëzakonshëm dhe për këtë arsye edhe rezultatet janë të shkëlqyera, tha drejtuesi i gërmimeve arkeologjike në Heraklea Sintika, profesori Ljudmil Vagalinski. Ai falënderoi ekipin dhe theksoi se restauratorja e statujës është Reneta Karamanova, e cila – sipas tij – e ka ngritur fjalë për fjalë figurën prej mermeri në këmbë.
Ngjarja u quajt „Një kokë më lart“, sepse statuja u zbulua në vitin 2024, e varrosur në kanalizimet e qytetit, ndërsa koka e burrit ishte vendosur veçmas nga trupi. Monumenti prej mermeri ka qëndruar nën tokë për më shumë se 1600 vjet. Statuja elegante do të qëndrojë në Muzeun Arkeologjik Kombëtar në Sofje deri në tetor, pas së cilës do të kthehet në Muzeun e Qytetit në Petriç, raportoi BTA.
Lexoni më shumë rreth zbulimeve arkeologjike në Heraklea Sintika nga koleksioni I Radio Bullgarisë:
Qyteti antik Herakleja Sintika zbulon sekretet e tij Heraklea Sintika shpërbleu arkeologët me një zbulim të ri të rëndësishëm Një statujë e dytë romake e varrosur u zbulua në Heraklea Sintika Një mozaik dyshemeje dhe koka e një statuje romake u zbuluan në Heraklea Sintika Rrënojat e qytetit Herakleja Sintika na kthejnë në epokën e antikitetit Një nip i perandorit Oktavian Avgust është rikrijuar ndoshta në statujën e parë nga Herakleja Sintika
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES