SHOQËRI

Artikull

Instituti INSAIT në Sofje është bashkëorganizator i një konkursi në SHBA për inteligjencën artificiale

Mërkurë, 6 Gusht 2025, 08:02

Instituti INSAIT në Sofje është bashkëorganizator i një konkursi në SHBA për inteligjencën artificiale

Madhësia e shkronjave

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT), që funksionon pranë Universitetit të Sofjes, do të jetë bashkëorganizator i konkursit Physics-IQ Challenge, njoftoi universiteti. Konkursi do të zhvillohet në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Vizionin Kompjuterik (ICCV), një nga forumet më të rëndësishme në botë në fushën e inteligjencës artificiale dhe vizionit kompjuterik, që do të mbahet më 19 tetor në Havai, SHBA. Qëllimi i Physics-IQ Challenge është të vlerësojë aftësinë e modeleve gjenerative të inteligjencës artificiale (AI) për të krijuar video që pasqyrojnë ligje fizike të botës reale, thekson Universiteti i Sofjes.
Ndër lektorët e ftuar janë shkencëtarë të njohur nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT), Universiteti i Uashingtonit, Universiteti i Kalifornisë në Berkeley, Universiteti i Teksasit në Austin, dhe institucione të tjera kërkimore, njofton BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: insait.ai