Artikull
Mungesa e bashkëpunimit nga Afganistani ndaloi procesin gjyqësor kundër trafikantëve të migrantëve
Mërkurë 6 Gusht 2025 09:39
Mërkurë, 6 Gusht 2025, 09:39
Madhësia e shkronjave
Procesi gjyqësor për vdekjen e 18 refugjatëve, të cilët humbën jetën nga mbytja në një kamion të gjetur pranë fshatit Llokorsko, afër Sofjes, në shkurt 2023, nuk mund të nisë. Shkaku është mungesa e përgjigjes nga Ambasada e Afganistanit. Nuk është e qartë se kur do të mund të fillojë procesi në thelb, raporton BGNES. Gjykata do të përpiqet të gjejë të afërmit e viktimave nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Gjatë incidentit më 17 shkurt 2023, përveç 18 viktimave në kamion, u gjetën edhe 34 të rinj afganë, të dehidratuar, të lagur dhe të ngrirë. Ata u shtruan në spitale.
Të pandehur për trafikim të qenieve njerëzore janë 6 shtetas bullgarë, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë, dhe ndaj tij procedimi është ndërprerë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES