Bullgaria do të jetë vend mikpritës i një prej ngjarjeve më të mëdha sportive – “Giro d’Italia” (Gara Çiklistike e Italisë) në vitin 2026. Këtë e njoftoi ministri i turizmit, Mirosllav Borshosh, gjatë një deklarate për shtyp në Këshillin e Ministrave, së bashku me ministrin e sportit, Ivan Peshev. Qeveria mbështeti propozimin e dy ministrive për të finalizuar negociatat mbi mikpritjen e kësaj gare prestigjioze sportive. “Gara Çiklistike e Italisë e vendos vendin tonë në hartën botërore të turizmit dhe e bën Bullgarinë një destinacion të njohur ndërkombëtarisht”, tha ministri. Sipas tij, përfitimet shtesë për imazhin e Bullgarisë nga kjo ngjarje janë të jashtëzakonshme. Tri etapat e para të Turit Çiklistik të Italisë në vitin 2026 do të përfshijnë kalim në dhjetëra komuna bullgare, gjë që do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e tyre, shtoi Borshosh.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova