FOLKLOR

Artikull

Turistë nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Australia njihen me magjinë e traditës bullgare

Mërkurë, 6 Gusht 2025, 12:52

Turistë nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Australia njihen me magjinë e traditës bullgare

Madhësia e shkronjave

Dashuria për folklorin bullgar bashkon turistë nga tre kontinente në një tur kulturor të rajonit të Silistrës. Një nga ndalesat për mysafirët nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Australia, të tërhequr nga magjia e traditës bullgare, është fshati Profesor Ishirkovo me atmosferën e tij autentike, njoftoi korrespondentja e BNR-së Nezabravka Kirova.
Turistë nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Australia njihen me magjinë e traditës bullgare
Qëllimi i tyre është të njihen me folklorin bullgar jo vetëm përmes vallëzimit, por edhe përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me komunitetet lokale, tha Nina Kavarxhikova, e cila është koreografe që ka jetuar në SHBA dhe tani punon në Holandë, ku drejton kurse vallesh popullore si për bashkatdhetarë, ashtu edhe për të huaj.
Turistë nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Australia njihen me magjinë e traditës bullgare
Në fshatin Profesor Ishirkovo, mysafirët amerikanë u pritën në qendrën vendase kulturore "Prosveta - 1907" me bukë dhe kripë - siç dikton tradita. Një grup folklorik për fëmijë dhe të rritur nga fshati mori pjesë në programin festiv. Këngë tingëlluan, valle popullore u luajtën. Rreth gjysma e pjesëmarrësve në turin kulturor kanë ardhur në vendin tonë më parë, duke njohur rajone të tjera të Bullgarisë.
Turistë nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Australia njihen me magjinë e traditës bullgare
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Fabrice Petit - një muzikant i huaj i dashuruar me muzikën folklorike bullgareEsther Willems - një koreografe nga Haga, sipas së cilës shpirti i bullgarit është i injektuar në valle"Hem është e qetë dhe melankolike, hem është e egër dhe të bën të kërcesh" – Ingrid nga Holanda për muzikën tonëAnabell Casaboff, një balerinë nga Buenos Aires, e dashuruar me vallet popullore bullgare
Leandro Matias Ponse - ose si një argjentinas hyn në një takt me ritmet bullgare

Redaktoi: Miglena IvanovaFoto: Nezabravka Kirova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva