Artikull
Qeveria hap një rrjet shtetëror për produkte të lira bullgare
Mërkurë 6 Gusht 2025 13:37
Mërkurë, 6 Gusht 2025, 13:37
Madhësia e shkronjave
Qeveria ka vendosur të krijojë një shoqëri aksionareme pronësi të vetme me pjesëmarrje shtetërore "Dyqan për Njerëzit". Qëllimi është të sigurojë akses prioritar në mallra bullgare me çmime të përballueshme për konsumatorët dhe për tregti me karakter social, veçanërisht në vendbanimet më të vogla. Zinxhiri pritet të zvogëlojë varësinë nga mallrat e importuara në tregun bullgar. Kapitali i kompanisë do të jetë 10 milionë leva. Ideja e krijimit të një rrjeti dyqanesh ushqimore që do të ofronin produkte të lira bullgare u dha në fillim të vitit nga kreu i DPS-Fillimi i Ri, Deljan Peevski, raporton gazetarja Mira Stefanova. Dyqani i parë në rrjetin e ri pritet të hapet në shtator në qytetin e dytë më të madh bullgar - Plovdiv.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Foto: BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva