LAJME

Artikull

“Po e Vazhdojmë Ndryshimin" fillon një peticion "Bullgaria nuk shitet"

Mërkurë, 6 Gusht 2025, 14:57

“Po e Vazhdojmë Ndryshimin" fillon një peticion "Bullgaria nuk shitet"

Madhësia e shkronjave

"Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) po fillon një peticion kundër shitjes së mbi 4400 pronave shtetërore nga qeveria, raportoi qendra e shtypit e partisë, e cituar nga BTA. Peticioni është nën moton "Bullgaria nuk shitet!". Partia thekson se para pushimit parlamentar, qeveria ka miratuar ndryshimet e nevojshme në parlament për të lejuar nisjen e ankandeve të shpejta online për shitjen e mijëra pronave shtetërore në të gjithë Bullgarinë.
PP njoftoi se po fillon të publikojë disa nga vendet më skandaloze. I pari, sipas tyre, është Kepi Çervenka i Detit të Zi, i vendosur midis Çernomorec dhe kampingut Gradina. Ministria e Mbrojtjes po shet një truall toke prej mbi 170 hektarësh, de facto pjesën veriore të plazhit “Gradina”, thuhet në informacion.
"Shpëto Sofjen" nga ana e vet sinjalizoi se midis pronave që nuk nevojiten më, të shpallura për shitje, është një stacion policie në Unazën Rrugore në Sofje, dhe bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të shitjes, raportoi gazetarja Elena Bejkova.
Blogeri Julian Jurukov përgatiti një hartë virtuale në të cilën mund të shihen të gjitha pronat e shpallura për shitje. Ndërkohë, qeveria deklaroi se Programi për Ushtrimin e të Drejtave mbi Pronat - Prona Shtetërore është një hap për menaxhimin e përgjegjshëm të pronës shtetërore me qëllim parashikueshmërinë, publicitetin dhe efikasitetin, dhe se ata do ta propozojnë atë për miratim në Asamblenë Kombëtare.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Foto: FB/prodalzhavamepromyanata
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva