LAJME

Artikull

Kisha e vetme prej druri në Bullgari kremtoi festën e saj

Mërkurë, 6 Gusht 2025, 15:37

Kisha e vetme prej druri në Bullgari kremtoi festën e saj

Madhësia e shkronjave

Kisha “Shpërfytyrimi i Zotit” në kompleksin turistik Borovec (në malin Rilla) - kisha e vetme prej druri në Bullgari – kremtoi sot festën e saj. Një liturgji hyjnore episkopale u kremtua nga Peshkopi Gerasim i Mellnikut, sekretar i Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, së bashku me klerikë nga Distrikti Shpirtëror i Samokovit.
Në oborr u kremtua një bekim uji dhe u shpërnda një kurban për shëndetin. U shenjtëruan edhe piktura të reja ikonash. Ndër të ftuarit zyrtarë ishte Kryetarja e Asamblesë Kombëtare Natalija Kisellova.
Kisha u ndërtua në vitet 1933-1934 në stilin gotik me një kullë kambanore të mprehtë të bërë tërësisht prej druri. U shenjtërua më 23 shtator 1934 nga Ekzarku Stefan. Kisha u ndërtua sipas një projekti të arkitektit të famshëm Nikolla Llazarov. Fondet për ndërtimin e saj u mblodhën nga pronarët e vilave në Çamkoria, siç quhej atëherë Borovec.
Mësoni më shumë për festën e krishterë Shpërfytyrimi i Zotit në postimin e mëposhtëm:
Thelbi i Shpërfytyrimit të Zotit përqendrohet në shndërrimin shpirtëror
Redaktoi: Miglena Ivanova
Foto: BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva