MUZIKË

Artikull

Muzika në Epokën e Inteligjencës Artificiale në Fokus në Festivalin RADAR Beyond Music në Varna

Enjte, 7 Gusht 2025, 02:15

Muzika në Epokën e Inteligjencës Artificiale në Fokus në Festivalin RADAR Beyond Music në Varna

Madhësia e shkronjave

Varna po pret edicionin e 12-të të Festivalit RADAR Beyond Music, i cili do të zhvillohet midis 7 dhe 10 gushtit. Tema e ngjarjes së këtij viti është e ardhmja e muzikës në epokën e inteligjencës artificiale - ajo do të zhvillohet si në koncerte, ashtu edhe në një konferencë të veçantë kushtuar Inteligjencës Artificiale dhe teknologjive të reja në art, tregojnë organizatorët. Publiku do të shijojë katër ditë të mbushura me xhaz, elektronikë, projekte vizuale, të prezantuara nga artistë ndërkombëtarë multidisiplinarë, të cilët do t'i shndërrojnë hapësirat e njohura urbane në një skenë për zbulime. Vendndodhja kryesore e ngjarjeve është Muzeu Arkeologjik. Megjithatë, fillimi do të jepet me një seancë xhaz-elektro-soul plazhi në klubin Mentol.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Foto: radar-festival.eu
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva