MUZIKË

Artikull

"Pa asnjë tingull" - DARA është përsëri këtu

Enjte, 7 Gusht 2025, 03:05

"Pa asnjë tingull" - DARA është përsëri këtu

Madhësia e shkronjave

Një top energjie, kjo është DARA - vajza nga Varna, e cila "shpërtheu" në jetën muzikore bullgare një dekadë më parë, duke shkelur në trampolinën e një formati televiziv muzikor dhe duke ndërtuar një karrierë mbresëlënëse me një prani të jashtëzakonshme në skenë dhe në ekran dhe një seri hitesh.
Kënga e saj e re "Pa asnjë tingull" u paraqit në skenat e Bullgarisë, madje edhe para premierës së saj zyrtare, e cila u zhvillua më 25 korrik në të gjitha platformat dixhitale. Një ekip yjesh u mblodh për ta krijuar atë - DARA, Denis Popstoev, Preja dhe Venci Venc', të cilët kanë punuar së bashku për tekstin, muzikën dhe aranzhimin e këngës.
Videoja për ‘Pa asnjë tingull’ është ndërtuar në stilin e viteve ’60, me një shkelje syri dhe madje edhe një dozë sarkazmi ndaj ëndrrave për të dashurin ideal. Personazhi kryesor në të, sigurisht, është vetë DARA në shoqërinë e aktorit Filip Bukov.
Shihni më tepër nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
"Asgjë më shumë", ose diçka më shumë nga DARA
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: YouTube/DARA